Analisti nga Amerika: Deklarata e VV-së kundër Cakajt, sulm i rrezikshëm kundër demokracisë NULL NULL 12.01.2019 11:00 12.01.2019 11:00 Aktivisti i njohur i diasporës shqiptare që jeton në SHBA, Bleron Baraliu ka reaguar ndaj deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosjes, në të cilën përkrahej vendimi i presidentit famëkeq shqiptar, Ilir Meta, për mos-dekretimin e kosovarit Gent Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm në Qeverinë e Edi Ramës. Baraliu, i cili kishte qenë simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje, tani shkruan se deklarata e tyre për Gent Cakajan është sulm i drejtpërdrejtë dhe i rrezikshëm kundër demokracisë, një pamflet linçues tipik komunist, që sipas tij, ta shtinë frikën deri në palcë. Sipas tij, është e rrezikshme që e ardhmja e vendit t’i dorëzohet një Lëvizjeje që është e gatshme për çdo gjë, vetëm për të arritur në pushtet e vetme. “Miq, pavaresisht tmerrit dhe territ politik qe po perjetojme, do te ishte edhe me zhgenjyese ta dorezojme ardhmerine e vendit tone tek nje levizje (ne fakt moslevizje) qe parashtron zi e terr e i jep vehtes te drejte te etiketoje e njollose njerez pa kritere as baza logjike – madje edhe njerez qe nje cast me pare ishin misherim i vet asaj (lexo Visari, Dardani etj, por dhe Genti!) Sidomos manipulimi me gjuhen dhe deklaratat ishte tipik dogmatik”, shkruan ai në reagimin e tij. Madje, Baraliu i cili dikur përkrahte dhe ndihmonte Vetëvendosjen nga diaspora, tani thotë se ajo secilën herë e më shumë ngjan në “Nazi Party”. Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi për media, kishte përkrahur vendimin e presidentit më të korruptuar në Ballkan, Ilir Metës për mos-dekretimin e Cakajt në postin e ministrit. Por, nuk ishte mjaftuar me kaq. Përveç sulmit ndaj Gent Cakaj, në atë reagim VV kishte përdorë gjuhë linçuese edhe për gazetarin Baton Haxhiu, vetëm pse Cakaj kishte qenë i ftuari i tij në emision disa herë. Më poshtë statusi i plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024