Amparo Ballivian: Të dhënat e hapura kontribuojnë në qeverisje të mirë NULL NULL 08.11.2018 18:45 08.11.2018 18:45 Ekspertja e të dhënavë të hapura në Kosovë, Amparo Ballivian, po e konsideron hap të suksesshëm çështjen e platformëës online Open Data, në kuadër të raportit ODRA. Ballivian në Info Magazine ka thënë se ky raport ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse në nxjerrje të krizës ngga situata aktuale në Kosovës sa i përket qeverisjes së hapur ndaj qytetarëve të rëndomtë, njofton Klan Kosova. ”Përfitimi kryesor është ndërmjetësimi i shërbimeve publike. Mund të jenë shërbime të ndryshme publike. Udhëtoni në autobus apo në shkollë cdo ditë, nëse jetoni në Prishtinë ju do të shkoni në stacion dhe nuk e dini se ku është”. ”Rritja ekonomike është mëse e rëndësishme për këtë pasi të ardhurat nga ky aplikacion gjithnjë ndryshojnë pozitivisht”. ”Raporti ka aq shumë të gjetura. Kosova iu është bashkuar hartës së vendeve të hapura. Janë disa ligje në punime në Kuvend që do të përmirësohen”. ”Kosova ka pak të dhëna në portalin e saj shtetëror, kjo duhet përmirësuar”. ”Nuk e di saktësisht situatën në Kosovës sepse të dhënat nuk po ripërdoren përsëri. Por në prokurim, qytetatët e rëndomtë e Kosovës e dijnë se çfarë po blihet me paratë publike e cilët individë po i marrin kontratat”. ”Ka shumë mënyra të ndryshme të cilat mund të kontribuonin në një qeverisje të lirë. Portali është më i miri për të dhënat e hapura për një qeverisje të mirë të vendit”. ”Sasia e të dhënave që janë paraqitur aty por edhe paraqitja e tyre janë shembuj të shkëlqyer, janë Meksika apo vendet afrikane që praktikojnë një mënyrë të tillë transparence”. ”Atje është përmirësuar sektori i arsimit duke praktikuar të dhënat e hapura. Por, gjithësesi të dhënat e hapura janë edhe profitabile”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë