Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amir Rrahmani në formacionin e javës në Kroaci

NULL NULL
03.11.2015 16:41
Mbrojtësi ka shkëlqyer në përballjen e fundjavës ndaj Dinamo Zagrebit, duke fituar një vend në formacionin e javës në ligën kroate të futbollit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në elitën e futbollit kroat. 21-vjeçari ishte një prej lojtarëve më të spikatur, në fitoren 1-0 që RNK Split regjistroi përballë Dinamos së Zagrebit.

Rrahmani shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes, përballë yjeve të sulmit si talenti kroat Pjaca, kiliani Henriquez apo portugezi Paulo Machado. Mbrojtësi u ndëshkua edhe me karton të verdhë në ndeshjen e fundjavës, por kjo nuk ndikoi në paraqitjen e tij.

Mbrojtësi kuqezi u vlerësua me notën 7, ndërsa ka qenë një garanci në 15 javët e para të kampionatit për RNK Split, shkruan supersport.al.

Kjo është hera e katërt që Rrahmani përfshihet në 11-shin ideal të kampionatit kroat. Lojtari i lindur në Prishtinë është padyshim një prej goditjeve më të mëdha të klubit në merkaton e verës, pasi ai u transferuar te RNK Split me parametër zero, pasi mbylli aventurën me Partizanin në Kategorinë Superiore.

Në formacionin më të mirë të javës në Kroaci, u përfshi edhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Leonard Zhuta, që përfaqëson Maqedoninë. Zhuta militon te HNK Rijeka, përkrah dy kuqezinjve Balaj dhe Roshi.

Së bashku me sulmuesin shkodran ishte një prej protagonistëve në fitoren 3-0 në fushën e Hajdukut të Splitit, që i dha Rijekës kreun e klasifikimit.

amiri

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.