Ami dhe Ermali në pritje të fëmijës së dytë NULL NULL 15.09.2017 13:00 15.09.2017 13:00 “Do të vijë shumë shpejt”. Kjo ishte deklarata e Amit pak kohë më parë në “Oktapod” kur Turi e pyeti për fëmijën e dytë. Por edhe në intervistat e tjera televizive, moderatorja e njohur e ekranit tha se ajo dhe Ermali ishin gati për të pritur fëmijën e dytë. Tashmë, është e konfirmuar: Joeli do të jetë vëllai i madh. Ami është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Lajmi është bërë publik pak më parë nga Xing.al bashkë me një foto ekskluzive të çiftit. Të lumtur që e ndajnë këtë lajm me të gjithë, Ami dhe Ermali tregojnë edhe testin e shtatzënisë. Lajmin e bukur, sapo e ka konfimruar edhe vetë Ermali në profilet e tij sociale: “Një beb rrugës, do bëhemi katër”. View this post on Instagram Një beb rrugës…Do bëhemi 4😍😍😍😍 A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on Sep 14, 2017 at 10:44am PDT Urime familjes Mamaqi! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.