Amerika: Rusia po përfshihet në zgjedhjet gjermane dhe franceze NULL NULL 30.03.2017 14:18 30.03.2017 14:18 Komiteti i Inteligjencës i Senatit Amerikan që po i heton pohimet e ndërhyrjes së Rusisë në politikat e Amerikës, tani e ka paralajmëruar Francën dhe Gjermaninë, të cilat përballen me zgjedhje thelbësore më muajt në vijim, se Rusia po ndikon edhe tek ta. Kryetari i këtij komiteti, republikani Richard Burr dhe nënkryetari, demokrati Mark Warner, në një konferencë për shtyp më 29 Mars diskutuan për një hetim në përzierjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane, shkruan International Bussiness Times, transmeton Klan Kosova. Në këtë konferencë ata paralajmëruan se përpjekjet e Rusisë që të ndikojnë në zgjedhje mund të kenë kaluar kufijtë amerikanë, dhe të kenë dalë në zemër të Bashkimit Europian. Sipas senatorëve, Rusia po kërkon që ta dobësojë pozitën e Amerikës në botë dhe ta pozicionojë veten si prishës të ekuilibrit. “Ne ndjejmë se është pjesë e përgjegjësisë tonë që ta edukojmë pjesën tjetër të botës mbi atë se çfarë po ndodhë , sepse tani kjo ha hyrë në prishjen e reputacionit të kandidatëve“, tha Burr. Edhe taktika e shfrytëzimit të “lajmeve të rrejshme” për t’i influencuar rezultatet e zgjedhjeve u adresua nga Warner dhe Burr, që theksuan rëndësinë e ekspozimit të aktiviteteve të hakerëve rusë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29/03/2024