Kështu, Shtetet e Bashkuara do t’i bashkojnë forcat me fqinjët e tyre për të organizuar kampionatin, i cili në vitin 2026 do të zgjerohet në 48 ekipe nga 32 sa janë tani

13:25, 13 Qershor 2018

Kupa Botërore po rikthehet në Shtetet e Bashkuara dhe këtë herë Meksika dhe Kanadaja janë së bashku në këtë organizim.

Një ofertë e përbashkët e Amerikës së Veriut fitoi të mërkurën të drejtën për të organizuar edicionin e vitit 2026 të turneut të futbollit, duke mposhtur Marokun.

Shoqatat anëtare të FIFA-s, organi qeverisës i sportit, favorizuan përpjekjet e Amerikës së Veriut, të njohura si Oferta e Bashkuar, në një votim pozitiv prej 134-65.

Kështu, Shtetet e Bashkuara do t’i bashkojnë forcat me fqinjët e tyre për të organizuar kampionatin, i cili në vitin 2026 do të zgjerohet në 48 ekipe nga 32 sa janë tani.

Meksika e organizoi Kupën e Botës në vitin 1970 dhe ’86. Kanadaja është e përfshirë për herë të parë. Kjo do të shënojë herën e parë që tre vendet kanë organizuar bashkë ngjarjen sportive më të popullarizuar të planetit.