Amerika mbështet ushtrinë me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale NULL NULL 20.10.2018 08:04 20.10.2018 08:04 Zyrtarë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kanë thënë dje “Zërit” se e mbështesin tranzicionin e disiplinuar dhe transparent të FSK-së në një ushtri profesionale, shumetnike dhe që është e ndërveprueshme me ushtrinë e NATO-s dhe me mandat të kufizuar të vetëmbrojtjes territoriale.. Superfuqia ushtarake në botë i ka dhënë mbështetje të fortë formimit të ushtrisë së Kosovës një ditë pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), shkruan Zëri. Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, pas një takimi dje me presidentin Aleksandar Vuçiq në Beograd ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ushtrinë e Kosovës. Shkrimin e plotë e gjeni në Zëri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024