17:54, 12 Korrik 2018

Ambasadorja e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, ka thënë se është fanse e Kosovës në rrugëtimin e këtij vendi drejt zhvillimit dhe përparimit, njofton Klan Kosova.

“Edhe pse jam këtu më shumë se dy vjet, kam kohë të mjaftueshme për t’u njoftuar me vendin tuaj, me mënyrën e jetesës dhe të menduarit këtu”, ka thënë Kapitanoviq në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Edhe e kam ditur vërtetë se kosovarët janë emocionalë sa i përket Kroacisë”.

“Por ky reagim këto ditë, dhe gjithë ky tifo për Kroacinë është aq emotiv – do të doja që t’ju falënderoj. Edhe mbrëmë njerëzit ishin në shesh, afër New Born-it, dhe ishin duke bërë tifo”.

“Edhe mediat kroate ishin të njoftuara, dhe po raportonin për atmosferën dhe për tifozët në Prishtinë”.

Sipas Kapitanoviqit, një nga arsyet kryesore se pse kosovarët e kanë përkrahur Kroacinë është edhe shkaku që në të kaluarën shumë studentë kosovarë i kanë kryer studimet në universitetet kroate.

Ndërkaq, ajo shtoi se futbolli, dhe sporti në përgjithësi, duhet të mbeten jashtë politikës, ndërkaq edhe njëherë i ritheksoi marrëdhëniet e mira që ka me Kosovën.

“Futbolli do të duhej ta promvonte paqen dhe të qëndrojë jashtë politikës. Mendoj se në fund të fundit, futbolli i lidh njerëzit”.

“Unë çdo ditë bëj tifo për Kosovën, për zhvillimin e Kosovës, për përparimin e saj”.

“Kur jetoni këtu me njerëzit, me qytetarët e zakonshëm, natyrisht puna jonë është që t’i promovjmë marrëdhëniet. Por si njeri, ke lidhje me njerëz të tjerë të rëndomtë, dhe gjithmonë bëjmë tifo për Kosovën”.

“Sipas mendimit tim, ky rezultat i Kroacisë këto ditë është i mirë edhe për Kosovën – se si tregon që një vend mund të arrijë rezultate të pabesueshme, dhe tregon që me punë të mundimshme, me energji, gjithçka është e mundur”.

Interesante