Ambasadorit të Izraelit në Beograd i vdes djali i sapolindur NULL NULL 22.05.2015 10:44 22.05.2015 10:44 Josif Levi, ambasadori i Izraelit në Serbi, i cili disa herë e ka vizituar Kosovën, e ka humbur djalin e sapolindur nga një nënë surrogat në Nepal. Gazeta izraelite Times of Izrael ka shkruar se Levi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të njohur se prej binjakëve të sapolindur – djalë dhe vajzë – ka mbijetuar vetëm vajza. Levi dhe partneri i tij kanë vendosur që nëna e fëmijëve të tyre të jetë një grua nga Nepali, transmeton Klan Kosova. Shteti i Izraelit nuk iu lejon çifteve homoseksuale të kenë fëmijë surrogat, prandaj është praktikë e zakonshme që këto çifte të shkojnë në Nepal dhe ta kërkojnë një nënë surrogat për ta lindur fëmijën e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.