Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi i pakënaqur me mosprezencën e qeveritarëve kosovarë në Beograd

NULL NULL
19.10.2018 17:41

Ndonëse tema e dialogut Kosovë-Serbi ishte temë e Forumit të Sigurisë në Beograd, aty munguan përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka theksuar edhe ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka, i cili në një intervistë për KosovaPress ka thënë se prezenca e tyre do të kishte qenë shumë e mirëseardhur për shkak të rëndësisë së temave që janë trajtuar e që kanë rëndësi shumë të madhe për vet Kosovën.

Tutje ai ka uruar që marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.

Krejt në fund, ambasadori shqiptar në Serbi, Ilir Boçka theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit kanë nevojë për instrumente të sigurisë, për politikë, doktrinë, për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.