Ambasadori grek në Brazil vritet nga i dashuri i gruas NULL NULL 31.12.2016 10:47 31.12.2016 10:47 Një polic në Rio de Janeiro ka pranuar që ka vrarë ambasadorin e Greqisë në Brazil. Ai ka qenë i dashuri i gruas së ambasadorit e cila e kishte urdhëruar këtë gjë. Ambasadori grek në Brazil, Kyriakos Amiridis u zhduk të hënën në Nova Iguacu, një qytet në veri të Rio de Janeiro, ku po qëndronte për pushime. Çifti shumicën e kohës jetonin në kryeqytet, transmeton Klan Kosova. Të premten policia ka thënë se polici, Sergio Gomes Moreira Filho, ka pranuar që e ka vrarë ambasadorin duke pretenduar që vrasjen e ka bërë për tu vetëmbrojtur. Policia ka thënë që vrasësi kishte një aferë dashurie me gruan 40 vjeçare të ambasadorit, Francoise. Kushëriri i Filhos, Eduardo de Melo, e pranoi që kishte marrë pjesë në vrasje vetëm si vëzhgues. Ai ka thënë se për të qenë pjesë e vrasjes polici i kishte ofruar 25 mijë dollarë. Gjykatësi ka urdhëruar arrestimin e Francoise, të dashurit të saj dhe kushëririt të tij. Gruaja e ambasadorit, Francoise, ka mohuar që ka marrë pjesë në vrasjen e burrit të saj. Mediet ndërkombëtare raportojnë që ajo ka thënë se nuk ka mundur ta ndalojë Filhon për vrasjen e tij dhe ka insistuar që nuk ka qenë në shtëpi gjatë krimit. Por hetuesit policor në konferencë për medie të premten kanë thënë se “sipas provave të pastërta shihet që gruaja e ambasadorit ka bashkëpunuar për vrasjen e tij”. Policia shtoi që ajo kishte bërë planin për vrasjen e burrit të saj pasi që tre ditë para Krishtlindjeve çifti kishin pasur një debat të fortë. “Të gjitha provat tregojnë që ajo kishte motiv që t’i përdorte burimet financiare të ambasadorit në mënyrë që të gëzonte jetën me Sergion”, tha shefi i policisë. Shenjat e para që pretendonin për vrasjen e ambasadorit erdhën të enjten, kur një polic gjeti pak gjak që besohet të jetë i ambasadorit në divanin e shtëpisë së tyre në Nova Iguacu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.