14:17, 17 Prill 2018

Nëse Kosova i kryen obligimet ndaj Bashkimit Evropian, atëherë edhe Franca do ta ketë më të lehtë të ndikojë te Spanja që ta njohë shtetin e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert gjatë një ligjërate të profesorit francez, Frederik Charillon me temën “Evropa në botë: politika e jashtme dhe e sigurisë e BE-së”, para studentëve të Fakultetit Filologjik në Prishtinë.

Diplomati francez tha se askush nuk mundet ta detyrojë Spanjën të njohë Kosovën, por se Franca si shtet mik mund të ndikojë në këtë drejtim nëse Kosova i kryer obligimet e saj evropiane, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Interesante