15:41, 13 Shtator 2017

Në vazhdën e takimeve me ambasadorë të shteteve të ndryshme, të akredituar në Kosovë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.  

Pfandler konfirmoi se shteti austriak do të vazhdojë të jetë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha drejtimet, veçanërisht në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Veseli shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Republikën e Kosovës dhe theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më tej.

Të dy diskutuan edhe për proceset dhe sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.

Në emër të shtetit të tij, ambasadori Pfandler e uroi kryeparlamentarin Veseli për zgjedhjen për herë të dytë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në krye të institucionit më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të vendit.

Interesante