16:51, 19 Maj 2017

Johann Satler, ambasadori austriak në Tiranë e ka përshëndetur  marrëveshjen politike të arritur në Shqipëri dhe u shpreh i lumtur që marrëveshja parashikon edhe vazhdimin e reformës në drejtësi.

“Së pari zgjedhjet janë thelbi i demokracisë. Dhe në këtë kuptim jam shumë i lumtur që u arrit marrëveshja mes dy partive. Shqiptarët meritojnë të kenë mundësi të gjera zgjedhjeje, nga disa parti. Dhe me këtë marrëveshje iu dha kjo mundësi. Përveç kësaj,  Shqipërisë i nevojitet stabilitet dhe zgjidhja që u gjet është kontributi i qartë për këtë stabilitet,  për  më shumë investime dhe vazhdimin e zhvillimit ekonomik.

Së dyti, Shqipërisë i duhet sundimi i ligjit dhe jam i kënaqur që dje marrëveshja përmbante një drejtim të qartë për të ecur para me reformën në drejtësi”, u shpreh ai, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.

Interesante