16:54, 12 Tetor 2018

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, selia në Prishtinë ka uruar lojtarët e Kombëtares së Kosovës pas fitores së tyre në ndeshjen më Maltën.

“Urime për të gjithë lojtarët për një lojë të mrekullueshme natën e kaluar!”, thuhet në urimin e Ambasadës së SHBA-së në Facebook.

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë zhvilloi ndeshjen kundër Maltës të cilën e fituan me rezultat 3 me 1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv