Alves: Pep po largohet sepse nuk i pëlqen Bayern NULL NULL 05.02.2016 20:00 05.02.2016 20:00 Mbrojtësi i Barcelonës beson se trajnerit nuk i ka pëlqyer puna tek skuadra nga Bundesliga, por thotë se do të bëjë revolucion tek skuadra nga Premierliga. Dani Alves mendon se Pep Guardiola nuk e ka shijuar periudhën e tij tek Bayern Munich, por se do të bëjë revolucion tek Manchester City. Guardiola pritet që të fitojë titullin e Bundesligës edhe këtë edicion, por do të largohet gjatë verës drejt Premierligës. Dhe Alves që ka punuar me Gurdiolan tek Barcelona, beson se trajneri po largohet sepse është i palumtur. “Pep mund të jetë gjithçka”. “Ai është si Neymar. Ka kapacitet shumë të madh për të studiuar gjërat. Është dhunti”. “Ai shkoi tek Bayern, por nuk i pëlqeu jeta atje. Prandaj po largohet. Tek City ai do të bëjë revolucion”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.