Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alpinistët e Klubit Alpin Prishtina, pushtojnë Matterhornin

NULL NULL
20.07.2016 16:01

Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, Alpinistët e Klubit Alpin Prishtina e kanë pushtuar me sukses Majën Matterhorn , në Alpet në mes Zvicrës dhe Italisë.

Arineta Mula dhe Liburn Aliu janë Alpinistët e parë nga komuniteti i gjerë mbarëshqiptar që e arrijnë me sukses këtë maje të rrezikshme; por duhet theksuar suksesin e veçantë të Alpinistes Arineta Mula, e cila i ka pushtuar edhe Mount Blanc dhe Kilimanjaro, duke u bërë femra e parë shqiptare që i ka arritur këto suksese.

“Alpinistët tanë i përgëzojmë për këtë arritje, si dhe për përfaqësimin e duhur të vlerave tona Alpine dhe Sportive. Matterhorn kap lartësinë prej 4478 m/lmd, është maje e ashpër alpine, dhe renditet ndër më të rrezikshmet në Evropë. Ngjitja në këtë maje kërkon aftësi të konsiderueshme në Alpinizëm, prandaj edhe e ka një statistikë të gjatë fatalitetesh; gjë që pushtimin nga Alpinistët e K.A.P. e bën të veçantë”, thuhet në njoftimin e Klubit Alpin Prishtina.

“Kjo arritje do të thotë shumë për ne, sepse pasqyron përmirësimin e vazhdueshëm të kualitetit në ngjitjet alpine. Alpinistët e Klubit Alpin Prishtina e kanë një varg të gjatë suksesesh në maja të larta alpine, duke përfshirë disa vende në Evropë dhe Afrikë; dhe gjithnjë në organizimin e Klubit Alpin Prishtina”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.