Alma Juniku, kampione e botës në sportin tradicional tajlandez (VIDEO) NULL NULL 08.01.2019 15:52 08.01.2019 15:52 Një luftëtare me baba nga Kosova dhe nënë nga Shqipëria po shkruan historinë e një sporti tajlandez në Australi. Është 18-vjeçarja Alma Juniku që muajin e kaluar fitoi dy tituj të botës në sportin Muay-Thai, të njohur edhe si tajboks (Thai Boxing). Alma më 13 dhjetor në Hong Kong e mposhti tajlandezen Zaza Sor Aree dhe kështu fitoi titujt e botës në kategorinë bantam në versionet WBC dhe IPCC. Luftëtarja e re ka lindur në Australi, ndërsa është pjesë e klubit “Modern Warrior Gym” në Queensland. Ajo ka nisur si nëntëvjeçare të ushtrojë Muay-Thai, sportin luftarak të Tajlandës, por tashmë të praktikuar në shumë vende të botës. A Alma tashmë llogaritet luftëtare profesionale, ndërsa të tillë janë edhe vëllai e motra e saj, Andy dhe Amanda Juniku, shkruan alsat-m përcjellë Klan Kosova. Fillimisht fëmijët e familjes Juniku nisën me këtë lloj sporti për hobi, por mbetën në të, ndërsa Alma planifikon të qëndrojë gjatë. Kjo video nuk është meçi ku Alma shpallet kampione, por është një nga ndeshjet që Alma Juniku e ka zhvilluar. https://www.facebook.com/kunlunfc/videos/highlights-alma-juniku-vs-zhang-weili/1461962307256456/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Davies refuzon ultimatumin e Bayernit për kontratën e re, Reali po pret gati për peshkim 1 minutë më parë
Futboll Juventusi i thotë Liverpoolit t'i bëjë hazër mbi 30 milionë euro për Huijsenin 14 minuta më parë