14:59, 6 Dhjetor 2018

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e pranon që Interi është kandidat për titull të Serie A, mirëpo beson se ndeshja e javës së ardhshme kundër Young Boys është më e rëndësishme se sa Derbi i Italisë.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë 11 pikë dallim ndaj Interit që kanë vendin e tretë pas 14 ndeshjesh të këtij edicioni.

“Nesër është derbi i Italisë. Pavarësisht se ku jemi në tabelë, do të jetë një mbrëmje fascinuese”, ka thënë ai në sot në konferencë për media.

“Do të jetë një test teknik dhe mendor kundër një ekipi që është rritur shumë dhe që bashkë me Napolin, janë rivalët tanë për Scudetto”.

“Bashkë me Napolin, janë për momentin anti-Juve. Nuk mendoj që të tjerët luajnë për vendin e dytë. Ancelotti e thotë gjatë gjithë kohës, ende kemi tri ndeshje mes vete, dhe tabela mund të ndryshojë”.

“Për neve më e rëndësishme është ndeshja e së mërkurës sepse po luajmë për vendin e parë në Ligën e Kampionëve [grup]. Nesër kundër Interit është vetëm një ndeshje”.