Allegri kritikon Moratan NULL NULL 30.07.2015 11:01 30.07.2015 11:01 Tension mes Alvaro Morata dhe Massimiliano Allegri. Sulmuesi i Juventusit ishte një nga më të merituarit për sukseset e sezonit të shkuar, por duket se kjo nuk i bënë shumë përshtypje trajnerit Allegri. Morata në ndeshjen e së mërkurës ndaj Lechia u inkuadrua në minutën e 46, por u nxor nga loja vetëm 25 minuta më pas. Normalisht, mund të pritej që reagimi nuk do të ishte gëzim. Por, megjithatë ishte më i keq se ç’pritej. Produkti i akademisë Alberto Carri eci drejt në dhomat e zhveshjes duke injoruar urdhrat e ndihmës-trajnerit, Marco Landucci, që ishte dërguar për t’i thënë që të ulej në pankinë. “Sot nuk ishte dita e tij. Përveç gabimeve taktike nuk më pëlqeu qëndrimi i tij”. “Gjërat nuk po shkonin siç donte dhe ai ndaloi së luajturi”. “Nuk isha aspak i kënaqur me të”. Juventus fitoi me rezultat të ngushtë, 1-2, me golat e shënuar nga Paul Pogba dhe Mario Mandzukic. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë