21:27, 13 Qershor 2018

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka pohuar se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e kishte thirrur, porse ai e ka refuzuar ofertën e tij.

“Më shumë se sa refuzim i Realit, ishte në pyetje të thënit po, Juventusit. Kam folur me Florentinon, por refuzova ofertën”, ka zbuluar Allegri për Sky Sports.

“Ishte fer që të qëndroj këtu ku jam, sepse ishte vendim të cilin tashmë e kisha marrë. Duhej ta respektoja atë që ua kisha thënë drejtorëve të klubit pa konsideruar asgjë tjetër”.

“I jam shumë mirënjohës  presidentit Perez që ma ka dhënë këtë rast”.