Allegri dhe Marchisio vazhdojnë me Juven NULL NULL 06.07.2015 18:48 06.07.2015 18:48 Trajneri i biankonerëve e ka vazhduar edhe për një vit kontratën me “zonjën e vjetër” përderisa mesfushori Marchisio do të qëndroj deri në verën e 2020. Allegri ka vazhduar kontratën edhe për një vit dhe do jetë i lidhur me kampionët e Serie A deri në qershorin e vitit 2017. 47 vjecari është bashkuar me Juventusin në verën e vitit 2014 pas largimit të Antonio Contes. Nën drejtimin e Allegrit biankonerët kanë fituar titullin e Serie A, kupën e Italisë dhe e ka udhëhequr ekipin deri në finalen e Champions League. Nërsa Marchisio ka nënshkruar kontratë të re pesë vjeçare dhe në këto vitet e fundit ka treguar një formë të shkëlqyer. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë