Aliu thotë se do ta ulë tatimin në pronë për 10% NULL NULL 17.11.2017 23:43 17.11.2017 23:43 Kandidati për Kryetar të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Agim Aliu, ka shpalosur planin e tij qeverisës ku ka thënë se do ta ulin tatimin në pronë për 10%, njofton Klan Kosova. “Pikërisht në kuadër të projekteve të mia të zhvillimit ekonomik kam paraparë edhe ndryshimin e politikave fiskale, respektivisht të shtimit të mbështetjes për biznese”, tha Aliu në Magazinën Lokale të Klan Kosovës. Ai tha se në kuadër të programit të tij do ta heqë 10% të tatimit në pronë dhe kjo vlen edhe për bizneset, por edhe për qytetarët. “Nga shtatori i vitit 2018 unë do i propozoj Kuvendit që ta ulim tatimin në pronë për 10 përqind”. “Por ajo që është me rëndësi është transparenca që unë do e bëj”. Aliu tha se çdo e hyrë dhe e dalë do të jetë pjesë e transparencës dhe kjo vlen në radhë të parë për operatorët. Ndërkaq, në kuadër të projektit të tatimit në pronë ai tha se do ta bëjë rishikimin e zonave të tatimit në pronë. Ai tha se me ekipin e tij do ta rishqyrtojë mundësinë që të bëhet një lloj nënzonimi. “Konsideroj se nuk është e drejtë që për punë të ndryshme të paguajnë njëjtë bizneset”, tha ai, ndërsa për uljen lineare prej 10% insistoi se vlen për të gjithë. Për më tepër, Aliu tha se është mirë që përveç mbikëqyrjes së brendshme të ndodhë edhe ajo e jashtme, në mënyrë që të sigurohen që projektet e tyre të jenë sa më të mira dhe më të qëndrueshme. “Këto do të jenë politikat e mia që kanë të bëjnë me transparencë, dhe me operatorët ekonomikë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 56 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë