Aliu: Marrëdhëniet me Malin e Zi do të jenë temë kur të rishikohet kufiri NULL NULL 20.03.2018 23:13 20.03.2018 23:13 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se çështja e prishjes së marrëdhënieve me Malin e Zi do të jetë temë kur do të rishikohet kufiri. “Kur ta ratifikosh marrëveshjen dhe të fillosh të bësh tentativë në bazë të komisionit shtetëror atëherë ke punë me shtetin që është anëtar i NATO-së”. “Përpos që ka rrezik të humbin territor, tani e shoh një humbje, e ndjej humbje të madhe që kryeministri Haradinaj na e ka sjell këtu demarkacionin që ta votojmë”. Aliu ka thënë se Haradinaj me të kaluarën e tij përbën vlerë të madhe për Kosovën, njofton Klan Kosova. “Lufta çlirimtare është themeli i shtetit tonë qysh do qoftë dhe devijimi njerëzve të rëndësishëm e godasin shtetin”./Klan Kosova/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 18 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 33 minuta më parë