Alex frikësohet të përballet me Jennifer Lopez NULL NULL 12.08.2017 13:41 12.08.2017 13:41 Në palestër, Alex Rodriguez nuk dëshiron të përballet me Jennifer Lopez. Derisa ai është njëri nga lojtarët më të mirë në bejsboll, Rodriguez pranon se e dashura e tij di si të djersitet dhe të punojë shumë në palestër, transmeton Klan Kosova. “Ne ushtrojmë së bashku gjatë gjithë kohës. Ajo është një fanse e fituesit dhe është një atlete shumë më e mirë se unë”, tha Alex për E! News. “Ajo i bën të gjitha llojet e stërvitjeve, të cilat unë nuk përpiqem t’i bëj”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.