11:00, 13 Tetor 2017

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, ka thënë se kur luan për mbretërit të gjithë të shikojnë më ndryshe.

Ai kishte nënshkruar me madrilenët më 2009, dhe kaloi katër vjet te kjo skuadrër, ku fitoi ligën, kupën e mbretit dhe superkupën e Spanjës, para se të kalonte te Napoli.

“Më bëri të rritem pasi mësova nga lojtarët e nivelit më të lartë. Ndjehesha komod, shumë i lumtur, dhe kur kalon në Real Madrid kjo të shënon në sytë e tjerve përgjithmonë”, tha ai për gazetën spanjolle Marca.

“Kur ata shohin një lojtar që ishte në Madrid, të shikojnë ndryshe. Ishte një eksperiencë pozitive, por dhet gjithmonë të keni kujdes me ato skuadra”.

Interesante