Albin Tahiri përfundon garën e tij të dytë NULL NULL 15.02.2018 09:21 15.02.2018 09:21 Skiatori Albin Tahiri e ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang. Kjo ishte gara e dytë për të në këto lojëra, ndërsa përfundoi i 50-ti në disiplinën e lëshimit, me kohë 1.48,81. Tahiri në fundjavë do të marrë pjesë edhe në garat tjera të disiplinave alpine. Në debutimin e tij në këto lojëra, në kombinimin alpin ai kishte përfunduar i 37-ti. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.