10:32, 14 Shkurt 2018

Dentisti, Albin Tahiri ka pritur për vite për t’u bërë sportisti i parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe këtë ai e bëri në Pyeongchang.

Tahiri, vendi i të cilit shpalli pavarësinë nga Serbia një dekadë më parë, është atleti i vetëm kosovarë në Olimpiadë dhe planifikon që të marrë pjesë në të gjitha lëshimet në skijim alpin, para se të kthehet në shtëpi dhe të marrë në duar trapanin, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Lëshimin e parë ai e bëri në kombinim të martën, ku shumë skiatorë të njohur patën probleme me tendosje muskujsh derisa shpejtonin për të përmirësuar kohën në sllallom, kurse ai vendosi që të kënaqet me mesin ku dhe u renditë i 37-i.

“Kishte shumë ngrica. Edhe unë pata shumë telashe. Por kur e pashë se shumë të tjerë dështuan, vendosa që vetëm ta përfundojë garën sepse ishte gara jonë e parë dhe doja që ta përfundoja lëshimin tim të parë në Olimpiadë”, ka thënë Tahiri për Reuters nga fundi i bjeshkës.

I lindur në Slloveni, nga nëna sllovene dhe babai shqiptar nga Kosova, Albini kishte ëndërr që ta përfaqësonte Kosovën në Lojërat Olimpike, por që vendi, që përballet me probleme me infrastrukturën në këtë sport, u bë pjesë e Komitetit Olimpik vetëm në vitin 2014, pra u pranua zyrtarisht aty.

“Ata kanë shumë bjeshkë, por që infrastruktura është tepër e keqe. Teleferikët janë shumë të vjetër, veçanërisht shtigjet, që nuk janë të përgatitura gjithë kohës”, ka thënë ai.

Kjo është arsyeja se pse ai më së shumti stërvit në Austri, Itali dhe Slloveni – këtu ku jeton. Tahiri është i diplomuar për stomatologji  – drejtim që duket se e emocionin atë po aq sa skijimi.

“Përgjatë këtyre viteve kam pritur që Kosova që bëhet anëtare e familjes Olimpike dhe vendosa që të mos presë, por që në vend të kësaj të studioja – kështu që përfundova stomatologjinë që është pasioni im. Po ashtu edhe intervenimi kirurgjik oral është pasion imi”.

“Tashmë jam i diplomuar, kam edhe një vit të praktikës për ta kryer dhe më pas po mendoj që të bëjë rikonstruktimin e plotë të gojës, implantim dhe kështu diçka, edhe operacione orale dhe pak prostetikë. Ndoshta do të bëjë ndërhyrje edhe te skitarët..jo, po mahitem”.

Specialisti i lëshimeve, të enjten mbush 29 vjet, ka treguar se ka tër afërm kosovarë gjithandej, deri në Kanadanë e largët. Që prej tash ai ka nisur të mendoj edhe për Olimpiadën e Pekinit që zhvillohet më 2022.

Ai sheh një përshtatje të mirë mes interesave të tij me sportin dhe stomatologjisë: “Me praktikën private që do ta bëjë do të kem më shumë para për të stërvitur”.

Interesante