Albert Bunjaku: Me pranimin në UEFA, do jetë një fillim i ri për futbollin kosovar NULL NULL 03.05.2016 08:34 03.05.2016 08:34 Në emisionin e mëngjesit Ora Shtatë të Klan Kosovës në lidhje direkt nga Budapesti ka qenë gazetari Naim Selmani që ka treguar procesin e kongresit të UEFA-s ku pritet që edhe Kosova të pranohet si anëtare me të drejta të plota. Gazetari Selmani ka njoftuar se pala kosovare pret që të paktën t’i ketë 28 vota që është shumica e thjeshtë e votave nga 54 që janë gjithsejtë. “Kongresi fillon në ora 09:30 dhe ky kongres mund ta vendos fatin e futbollit kosovar, e gjitha pritet të përfundoj rreth orës 12:30. Ka shumë optimizëm, besohet se kjo çështje do të përfundohet sot,” ka thënë Selmani, njofton Klan Kosova. Gjithashtu në një prononcim të shkurtër trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, është shprehur shumë optimist. “Jam optimist duhet të jemi optimist duke u bazuar ne drejtën tonë njerëzore, pastaj duke u bazuar edhe se të gjitha federatat tjera janë pranuar, komiteti olimpik është pranuar. Do të jetë një fillim i ri për futbollin kosovar,” ka thënë Bunjaku, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.