Alarmi lëvizës NULL NULL 06.07.2015 11:10 06.07.2015 11:10 A keni vështirësi të zgjoheni në mëngjes? A jeni personi që godet butonin e shtyrjes së alarmit pa pushim? Atëherë ora me alarm nga kompania Nanda është zgjidhja e duhur për ju. Ora e motorizuar do të ju lejojë juve që të shtypni një herë butonin për shtyrje të alarmit por më pas ora fillon të ecë, transmeton Klan Kosova. Ora do të vazhdojë të ecë dhe alarmi të bie pa pushim në mënyrë që të ju detyrojë që të ngriheni nga shtrati dhe ta ndalni alarmin. Për ata që e blejnë alarmin, preferohet që ta lënë rrugën e hapur dhe të mos lënë gjëra të çmuara afër pasi kjo orë me alarm është “e vendosur” të ju zgjojë edhe nëse duhet të ecë dhe të rrëzojë shumë gjëra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.