11:53, 9 Nëntor 2018

Në një listë të Qeverisë së Kosovës mësohet se 16 fëmijë kosovarë gjendën vetëm në kampet Roj dhe Al-Nisa.

Në këto kampe gjenden edhe 12 gra.

Disa prej fëmijëve kanë lindur atje. Përveç gjendjes së luftës, kosovarët që janë duke qëndruar atje janë duke u përballur me sëmundjen e kolerës. Ata po jetojnë në gjendje të rëndë.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar të flas lidhur me situatën e kosovarëve në Siri. Zyra e Kryeministrit i ka thënë se përgjigje duhet të merret nga Ministria e Punëve të Brendshme. As këta të fundit nuk kanë dhënë përgjigje për këtë çështje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Insjader.

klankosova.tv