Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare në Angli NULL NULL 29.05.2016 16:33 29.05.2016 16:33 Qendra tregtare “Victoria” në Nottingham të Anglisë, është evakuar sot pas alarmit për një bombë të vendosur brenda saj. Policët kanë arritur në vendin e ngjarjes, pasi disa blerës besojnë që kanë parë një valixhe të dyshimtë, transmeton Klan Kosova. Ata kanë konfirmuar se një paketë e dyshimtë është gjetur në Qendrën Victoria në Nottingham, e cila është evakuuar. Cameron Clark, i cili punon në metro tha për mediat se “na është thënë se ishte një pako e dyshimtë dhe dëgjuam se ishte një valixhe. Një nga ata erdhi në dyqan dhe kërkoi të dinte kush pronar këto, por shefi ynë ishte pushim. Ai na tha se ne duhej të largoheshim sa më shpejt të ishte e mundur kështu që unë u thashë të thirra të gjithë klientëve “të dalim jashtë”. Dyqani ishte plot në atë kohë.” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 4 minuta më parë
Lajme Izraeli thotë se vrau komandantin e raketave të Hezbollahut në sulmin ajror në Liban 4 minuta më parë