Al Pacino realizon ëndrrën NULL NULL 28.05.2015 21:26 28.05.2015 21:26 Al Pacino ka treguar se gjithmonë ka dashur të luante rolin e gjeneralit francez Napoleon Bonapart për vite me radhe dhe duket se ëndrra e tij mund të bëhet realitet, pasi një skenar i është prezantuar atij. “Napoleon Bonaparti ka qënë një nga ëndrrat e mia për një kohë të gjatë. Më është ofruar disa herë, por duket se tashmë ka ardhur koha të bëhet realitet. Më është dhënë një skenar për vitet e tij të fundit të jetës në Saint Helena”, tha protagonisti i filmit “Kumbari”. Legjenda hollivudiane, i cili është shumë pak më i gjatë se Napoleoni, ka besim se ky do të jetë një rol historik për të, pasi do të imitojë një burrë që ka jetuar 200 vite më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.