10:04, 7 Dhjetor 2018

Shtresat masive të akullnajave të Grenlandës përmbajnë mjaftueshëm ujë sa për të rritur nivelin e detit në botë për 23 metra dhe një studim i ri ka treguar se ato janë shkrirë me një ritëm “të paprecedentë” gjatë shekujve dhe me gjasë mijëra vjet.

Studimi, i botuar të enjten në revistën shkencore Nature, ka gjetur se shkrirja e akullit të Grenladës u përshpejtua shumë gjatë dy dekadave të fundit, njofton Klan Kosova.

Sot, shtresat e akullit të Grenlandës po shkrihen me një normë 50% më të lartë se nivelet paraindustriale dhe 33% mbi nivelet e shkrirë gjatë shekullit të 20-të, zbuluan shkencëtarët.

“Ajo që ne mundëm të tregojmë është se shkrirja e akullnajave që Grenlanda po përjeton sot është me të vërtetë e pashembullt dhe jashtë tabelave në kontekstin afatgjatë”, tha Sarah Das, një shkencëtare e asociuar në Institutin Oceanographic.

Mostrat për këtë studim janë marrë nga vendet me më shumë se 6.000 metra mbi nivelin e detit.

Pas raportit të tmerrshëm të tetorit të Panelit Ndërqeveritar të OKB-së mbi ndryshimet klimatike, duke paralajmëruar se qytetërimi i ka mbetur kohë më shumë se një dekadë për të shmangur katastrofën klimatike, raporti i së enjtes parashikon më shumë lajme të këqija për planetin, sidomos për miliona njerëz që jetojnë pranë oqeaneve nëpër botë.

Shkrirja e shtresave të akullit të Grenlandës është nxitësi më i madh i rritjes globale të nivelit të detit, që shkencëtarët parashikojnë se mund të dëmtojë qytetet bregdetare dhe vendbanimet në dekadat e ardhshme.

Tetë nga 10 qytetet më të mëdha në botë janë pranë brigjeve dhe 40% deri në 50% të popullsisë globale jeton në zonat bregdetare.

Studimi gjithashtu thotë se humbja e akullit të Grenlandës nxitet kryesisht nga ajri i ngrohtë i verës dhe se edhe ngritjet e vogla në temperaturë mund të shkaktojnë rritje eksponenciale në shkallën e shkrirjes së akullit.