22:28, 12 Shkurt 2018

Së fundmi, Adelina Ismailin, e kemi parë edhe si aktore.

Këngëtarja e cila është kthyer në Kosovë për pak vjet, në emisionin NIN në Klan Kosova, tha se ëndrra e saj ka qenë të merret me aktrimin.

Ismaili tashmë është pjesë e serialit vendor “O sa mirë” për të cilin tha se është e lumtur që është pjesë e tij, pasi që çdo gjë bëhet me profesionalizëm.

Këngëtarja tha se është e lumtur për këtë fakt, pasi që në kohën kur ajo ka luajtur në disa skeçe shumë vjet më parë, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe nuk kishte profesionalizëm siç ka sot.