Aktorja e njohur e mrekullueshme në BAFTA (FOTO) NULL NULL 19.02.2018 22:19 19.02.2018 22:19 Angelina Jolie, aktorja e famshme, e cila ishte e pranishme në BAFTA ka bërë që të gjithë sytë të kthehen tek ajo, transmeton Klan Kosova. Në ceremoninë e çmimeve BAFTA të pranishme ishin artiste të tjera të njohura, të cilat shkëlqyen gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Disa nga aktoret e njohura kishin zgjedhur sërish ngjyrën e zezë në veshjen e tyre. Veshjet në ngjyrë të zezë të zgjedhura nga artistet ishin në mbështetje të lëvizjes Time’s up. E veshur me fustan të zi dhe të gjatë, i cili i nxirrte në pah pjesën e dekoltesë, Angelina Jolie u prit mjaft mirë nga fansat e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.