Aktori kosovar Selman Jusufi triumfon në “The European Independent Film Festival” NULL NULL 25.04.2017 17:50 25.04.2017 17:50 Aktori kosovar Selman Jusufi u shpall fitues i çmimit ‘Aktori më i mirë’ për interpretimin e tij në filmin ‘Eho’ nga Dren Zherka, në festivalin “ÉCU The European Independent Film Festival”, transmeton Klan Kosova. Në festival këtë vit u shfaqën 73 filma nga 28 shtete, ndër ta edhe filmi ‘Eho’ i regjisorit Dren Zherka, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, i cili pati premierën ndërkombëtare në Montreal World Film Festival vitin e kaluar. ‘Eho’ flet për humbjen, vetminë, dhe për një lidhje të pashprehur që i bashkon dy prindërit në moshë, larg nga njëri-tjetri, përmes një aksidenti fatal. Një grua në Gjermani fillon udhëtimin dhe eksplorimin e jetës së emigrantit ilegal dhe në vend të kësaj gjen dhimbjen dhe vetminë e saj; një njeri të moshuar në Kosovë që humbja dhe vetmia e kanë sjell në fund të udhëtimit të tij, shkruan Alsatm. Filmi është i realizuar nga shtëpia filmike ‘ASHA’ dhe ‘MAGUSfilms’ me producent Alban Zogiani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë