12:30, 16 Maj 2018

Aktori Alden Ehrenreich pa babanë e tij Mark Ehrenreich, duke u vrarë nga daja i tij i cili ishte i sëmurë mendërisht.

Alden ishte tetë vjeç në kohën kur ndodhi tragjedia.

Megjithatë, kur ai pa dajën e tij, Edward duke therur Markun me thikë kuzhine, ai shkoi shpejt në një stacion të afërt për të bërë një telefonatë drejt shërbimeve emergjente,  por fatkeqësisht Mark vdiq në moshën 43-vjeçare pas lëndimeve që kishte marrë.

Edward u deklarua i pafajshëm ndaj sulmit për shkak të shëndetit të tij mendor, raporton The Sun, transmeton Klan Kosova.

Ai u dërgua në një institut të shëndetit mendor, ku thuhet se vdiq në vitin 2005.