Aktori i njohur do të luajë rolin e xhindit në filmin “Aladdin” NULL NULL 20.04.2017 18:05 20.04.2017 18:05 Aktori i njohur, Will Smith është në bisedime për të marrë rolin e xhindit në filmin e njohur “Aladdin’’, i cili është bërë i famshëm nga aktori i ndjerë, Robin Williams, transmeton Klan Kosova. Përshtatja e filmit të animuar ndjek strategjinë e studios për të sjellë në jetë titujt e saj klasikë të animuar dhe deri më tani ka qenë një minierë ari, së fundi me “Beauty and the Beast”. Ashtu si “E bukura dhe Bisha”, “Aladdin” do të jetë një muzikal live dhe që do të përshtatet mirë me Smithin, i cili nuk është vetëm një aktor, por ishte i njohur për botën për muzikën e tij si repper i para se ai të depërtonte në ekranin e madh. Ndërsa këtë herë filmi vjen në regjinë e Guy Ritchie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.