Aktori i famshëm Ralph Fiennes merr nënshtetësinë serbe NULL NULL 11.09.2017 13:28 11.09.2017 13:28 Ralph Fiennes, aktori anglez i shumë filmave legjendarë, prej tash do ta ketë edhe një nënshtetësi tjetër – atë të Serbisë. Më 7 shator, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, nënshkroi nënshtetësinë serbe të anglezit. Në pranimin e nënshtetësisë në Pallatin e Serbisë, ishin të pranishëm edhe presidenti serb, Alexander Vuçiq, disa zyrtarë të tjerë si dhe vetë Ralph Fiennes. Fiennes theksoi se ka raport të mirë me popullin serb dhe kujtoi që shtatë vjet më parë e kishte xhiruar filmin “Coriolanus” në Beograd, shkruan Danas, transmeton Klan Kosova. “Ndjeva përkrahje të madhe, dhe pastaj e kuptova që shumë filma do të vinin këtu dhe do të ofroheshin kushte të mira. Film-bërësit janë të kualifikuar, shumë aspekte janë tërheqëse”, tha Fiennes, duke shtuar që ka mundësi të mëdha në Serbi. “E ndjej mbështetjen e qeverisë, dhe të industrisë së filmit e televizionit. E ndjej energjinë e madhe që më kthehet, e ndjej në rrugë, duket vitale, nuk mund ta shpjegoj çka, por e ndjej”, tha Fiennes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 16 orë më parë