Aktori i Bollywoodit dënohet me pesë vjet burg NULL NULL 05.04.2018 13:28 05.04.2018 13:28 Ylli i Bollywoodit, Salman Khan, është dënuar me pesë vjet burg për shkak të vrasjes së antilopës në vitin 1998-të. Këtë vendim e dha sot një gjykatë indiane, ndërsa e ka gjobitur aktorin e botës indiane të filmit, me 154 dollarë amerikanë për shkak të kësaj vepre, njofton Klan Kosova. Khan vrau antilopë, një specie e mbrojtur, në shtetin perëndimor të Rajasthan ndërsa po realizonte një film. Katër aktorë të tjerë që luajtën me të në film dhe u akuzuan gjithashtu për veprën penale u liruan. Khan, 52 vjeç, mund të ankohet kundër aktgjykimit në një gjykatë më të lartë. Korrespondentët thonë se ai do të duhet të kalojë të paktën disa ditë në burg, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024