Aktores së njohur i rikthehet kanceri i lëkurës NULL NULL 13.09.2017 19:10 13.09.2017 19:10 Melanie Griffith po përballet me një kancer të dytë të lëkurës. Një burimi afërt me aktoren ka treguar për Us Weekly, se ajo iu nënshtrua një trajtimi për të hequr kancerin nga hunda e saj. 60-vjeçarja, më parë iu nënshtrua një operacioni për t’i hequr fazat e hershme të kancerit të lëkurës nga fytyra e saj në dhjetor të vitit 2009. Vite më pas, ajo foli për Us Weekly duke thënë: “Shumica e njerëzve më thonë se unë dukem e tmerrshme, cicërima që lexoj janë më të vërtetë të këqija”, tha ajo në tetor të vitit 2012, për komentet mizore që mori në internet për pamjen e saj. Sidoqoftë, ajo nuk ndaloi. “Nuk e di nëse dukem mirë, por unë punoj shumë”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.