Aktivitet fizik për gjumë më të mirë NULL NULL 06.07.2015 11:45 06.07.2015 11:45 Nëse keni probleme me gjumin ju thjesht nuk po bëni aktivitete fizike të mjaftueshme para gjumit, në mënyrë që të lodheni dhe të flini më mirë. Ju do të duhet të ndani vetëm dhjetë minuta për të bërë disa stërvitje të lehta. Ekspertët rekomandojnë joga, por duke pasur parasysh se çdo organ ka nevoja individuale, gjeni ushtrime që ju përshtaten. Përsëritja e tyre e përditshme, përveç dukjes së mirë, do të ndihmojë edhe procesin e tretjes së ushqimit, transmeton Klan Kosova. Hulumtuesit në Universitetin e Perelman School në Pensilvani, kohët e fundit publikuan rezultatet e një studimi të kryer mbi 429.110 të rritur në të cilin të anketuarit u pyetën se me çfarë lloji të aktivitetit fizik kanë shpenzuar më shumë kohë duke bërë muajin e kaluar dhe sa orë ata kanë fjetur. Rezultatet? Sa më intensivisht që ju stërviteni, aq më mirë flini. Në veçanti, gjimnastika, kopshtaria, vrapimi, peshëngritja, yoga të gjitha këto ishin të lidhura me më pak raste të gjumit të pamjaftueshëm. Studimi gjithashtu zbuloi një fenomen interesant: Njerëzit të cilët kalojnë shumicën e veprimtarisë së tyre të përditshme në punët e shtëpisë dhe aktiviteteve të kujdesit për fëmijët përjetuar raste më të larta të gjumit të pamjaftueshëm./klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.