Aktakuzë ndaj pesë të pandehurve, për tre vepra të ndryshme penale NULL NULL 11.01.2019 15:14 11.01.2019 15:14 Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve, për tre vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. “Në kohë të pacaktuar të vitit 2018 e deri më 16.09.2018, në Komunën e Gjakovës, të akuzuarit B.H., D.H., dhe D.H., në bashkëveprim pa autorizim kanë shpërndarë, shitë dhe transportuar substancë narkotike të llojit kokainë dhe të cilët në vazhdimësi kanë blerë dhe janë furnizuar në lokacione të ndryshme në qytetin e Gjakovës. Kështu kanë kryer veprën penale ”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 237 parag.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. “I pandehuri A. Sh., në kohë të pacaktuar e deri më datën 16.09.2018, me dashje ka ndihmuar personat tjerë në kryerjen e veprës penale të cekur më lartë, duke mundësuar në vazhdimësi krijimin e kushteve, mënjanimin e pengesave dhe duke i fshehur provat e veprës penale. Me çka i njëjti ka kryer veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 273 para 2 të KPRK-së, lidhur me nenin 33 par.1 I KPRK-së”, thuhet më tej në komunikatën e dërguar nga kjo prokurori. I akuzuari G. Xh., me datë 16.09.2018, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike, dhe i njëjti atë e ka blerë nga të pandehurit D.H., dhe D.H., duke kryer kështu veprën penale posedimi i paautorizuar i narkotikëve, njofton Klan Kosova. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që të pandehurit të dënohen sipas ligjit për veprat penale që iu vihen në barrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 13 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 27 minuta më parë