Aktakuzë ndaj katër hajnave në Prizren NULL NULL 24.02.2017 11:18 24.02.2017 11:18 Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga ky qytet , pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes. Sipas aktakuzës të pandehurit më 8 nëntor të vitit të shkuar , në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i armatosur dhe duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H. Në këtë rast, të pandehurit e kanë detyruar viktimin nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe nga e njëjta kanë marrë para në vlerë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej dyzetmijë (40.000) euro duke u larguar nga shtëpia, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë