Aksionari kryesor i Arsenal: Nuk i kam në shitje aksionet NULL NULL 22.05.2017 15:33 22.05.2017 15:33 Aksionari kryesor i Arsenal, Stan Kroenke ka thënë se aksionet që janë në emër të tij “nuk janë dhe kurrë nuk kanë qenë në shitje”. Kompania amerikane ka bërë publik një qëndrim këtë të hënë, pas një oferte prej një miliard nga Alisher Usmanov për të marrë kontrollin e plotë të The Gunners, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Kroenke Sports and Entertainment ka theksuar se “Ka qenë një investitor afatgjatë në Arsenal dhe ai do të vazhdojë që të mbetet. Ky qëndrim vjen pas një dite kur Arsenal dështoi që të kualifikohet për në Champions League për herë të parë pas 20 vjetësh. Kroenke ka 67 % të aksioneve në Arsenal, kurse Usmanov ka 30 % por që nuk është pjesë e bordit apo ndër vendim marrësit në klub. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.