11:50, 9 Nëntor 2018

Një vajzë rreth moshës 12 vjeçare mëngjesin e sotëm është goditur nga një makine konkretisht nga pasqyra, në afërsi të shkollës së fshatit Besi në Prishtinë.

Vajza fillimisht është kontrolluar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Besi dhe më pas është dërguar në QKUK, njofton Klan Kosova.

Klan Kosova ka siguruar pamje të aksidentit dhe mëson se vajza është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu, shkaktari i aksidentit është intervistuar nga Policia dhe është liruar me procedurë të rregullt.