15:31, 17 Prill 2018

Pamjet e kamerës së mbikëqyrjes së trafikut e tregojnë momentin kur një ngasës e përshpejtoi lëvizjen e veturës së tij në kryqëzimin e një rruge në Minnesota të SHBA-së, në përpjekje për t’u ikur policëve.

Sipas organeve të rendit, pasi u aksidentua, 29-vjeçari u largua nga vetura dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Ai po kërkohet për shkak se ishte përfshirë në një sulm të rëndë me armë zjarri.