11:16, 13 Tetor 2017

Në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një autobusi , njofton Klan Kosova.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se deri tash dy persona, si pasojë e aksidentit, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Policia është në vendin e ngjarjes duke u marrë me rastin” ka përfunduar Ahmeti.

Interesante