21:32, 17 Korrik 2017

Rreth orës 21:00 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Muharrem Fejza”, njofton Klan Kosova.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një autobusi lokal dhe një veture të tipit Audi.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas matjeve të policisë, autobusi dhe vetura e aksidentuar janë larguar dhe është liruar rruga për qarkullim.

klankosova.tv

Interesante